Loading...

Deklarata e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Toska Auditors i merr seriozisht sigurinë dhe përgjegjësitë tona ligjore rreth të dhënave tuaja personale. Kjo deklaratë shpjegon informacionin përkatës në lidhje me përpunimin tonë të të dhënave personale të mbledhura nëpërmjet kësaj faqeje internet.

Kontrolluesi i të dhënave
Toska Auditors është Kontrolluesi i të Dhënave për të gjitha të dhënat personale që na janë dhënë për qëllimet tona, por mund të veprojë edhe si përpunues i të dhënavea në emër të firmave partnere. Nëse bëni një hetim që ka të bëjë me një nga partnerët tanë, ne do t'ua përcjellim kërkesën në emër tuaj. Në rrethana të tilla, të dhënat tuaja personale do të përpunohen prej tyre në përputhje me informacionin e privatësisë të firmës përkatëse.

Të dhënat personale që ne përpunojmë
Të dhënat personale që ne përpunojmë si rezultat i vizitës suaj në faqen tonë internet varen nga të dhënat që na jepni. Nëse hyni në faqen tonë por nuk ndërveproni më tej me ne, ne do të përpunojmë vetëm të dhënat e përmbajtura në biskota të cilat janë të nevojshme për të qenë në gjendje të drejtojnë faqen tonë (shih 'Biskotat' në vijim për më shumë). Nëse vendosni të ndërveproni me ne, për shembull, duke paraqitur një formular kërkesash, ne do të përpunojmë të dhënat personale që ju jepni për qëllimet e deklaruara në formular. Disa fusha janë të detyrueshme pasi pa to ne nuk do të jemi në gjendje t’ju kontaktojmë më tej ose t'ju identifikojmë për të përpunuar kërkesën tuaj.

Ne përpunojmë të dhënat personale të mbledhura nëpërmjet faqes sonë internet dhe burimeve të tjera për qëllimet e përcaktuara në këtë deklaratë.

Ne mund të mbledhim të dhënat tuaja personale direkt nga:

-Ju;

-Përfaqësuesit tuaj, punëdhënësi ose palë tjetër që autorizoni të na japë të dhënat tuaja personale;

-Firmat tona partnere;

-Palë të treta si psh. ofruesit e shërbimeve me të cilët bashkëpunojmë;

-Domeni publik, veçanërisht nëse bashkëveproni me ne duke përdorur mediat sociale.

Baza ligjore për përpunim
Ne mbështetemi në një sërë bazash ligjore për aktivitetet tona. Këto janë:

-Pëlqimi: Me raste ne do të kërkojmë pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale.

-Interesat legjitime: Ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale në ndjekje të interesave tona legjitime, ato të firmave tona partnere ose të palëve të tjera të treta. Interesat tona legjitime të ndjekura përfshijnë:

--krijimi, zhvillimi dhe ose menaxhimi i marrëdhënies sonë me ju;

--përmbushja e detyrimeve tona administrative, llogaridhënëse dhe të korporatave;

--ruajtja e sigurisë së sistemeve, zyrave dhe ekipit tonë të IT-së; dhe

--zhvillimi i biznesit dhe shërbimeve tona.

Kur ne ndjekim interesat në emër të firmave tona partnere, këto interesa përfshijnë zhvillimin e biznesit të tyre, menaxhimin e sigurisë dhe përmbushjen e detyrimeve administrative, llogaridhënëse dhe të korporatave.

Palë të tjera të treta, interesat e ligjshme të të cilave mund të ndiqen me raste përfshijnë:

-Rregullatorët në garantimin e respektimit të standardeve, detyrimeve dhe kryerjes së hetimeve.

-Zbatimi i ligjit në parandalimin dhe zbulimin e krimit.

-Respektimi i kërkesave ligjore, rregulloreve apo çdo detyrimi të përligjur nëpërmjet organit profesional të të cilit ne jemi anëtar: Ne jemi subjekt i detyrimeve ligjore, rregullatore dhe profesionale. Ne duhet të mbajmë disa regjistrime për të treguar se shërbimet tona janë ofruar në përputhje me këto detyrime dhe këto regjistrime mund të përmbajnë të dhëna personale.

Përdorimi i të dhënave personale
Ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nëpërmjet faqes sonë internet për qëllimet e përshkruara më poshtë:

-Duke iu përgjigjur hetimeve: Kur ju nisni një hetim me ne, ne do të përdorim informacionin tuaj për të përpunuar dhe për t'iu përgjigjur kërkesës suaj. Nëse kërkesa juaj përfshin një ose më shumë nga firmat tona partnere, ne mund t'i ndajmë të dhënat tuaja me ta për të lehtësuar një përgjigje të plotë ose për t'u mundësuar atyre t'ju përgjigjen drejtpërdrejt.

-Të kuptojmë audiencën tonë: Ne mbledhim disa të dhëna për të na mundësuar të kuptojmë fushëveprimin, shtrirjen dhe efektivitetin e markës dhe aktiviteteve tona të biznesit, duke përfshirë faqen tonë internet dhe publikimet e vëna në dispozicion nëpërmjet saj.

-Rekrutimi dhe administrimi i personelit: Nëse aplikoni për një vend pune nëpërmjet faqes sonë internet, ne mbledhim të dhënat tuaja personale për të marrë në konsideratë aplikimin tuaj dhe për të vlerësuar përshtatshmërinë tuaj për punësim.

-Siguria, cilësia dhe menaxhimi i rrezikut: Të dhënat personale mund të përpunohen në kontekstin e ruajtjes së sigurisë dhe brenda fushës së cilësisë së brendshme dhe analizës së rrezikut.

-Marketingu i drejtpërdrejtë: ne mund të përpunojmë të dhënat personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë për të promovuar dhe zhvilluar shërbimet tona dhe për t'ju ofruar informacione që mendojmë se do t'ju interesojnë. Në të gjitha rastet ne do t'ju japim mundësinë të hiqni dorë nga aktivitetet tona të marketingut të drejtpërdrejtë. Heqja dore mund të arrihet nëse përgjigjeni duke përdorur opsionet e çaktivizimit, të cilat gjenden brenda informacionit që keni marrë ose duke na kontaktuar.

Të gjitha të dhënat personale të paraqitura përmes kësaj faqeje mund të përdoren nga ne në një formë anonime për të vlerësuar dhe përmirësuar shërbimet e ofruara këtu dhe si pjesë e aktiviteteve tona më të gjera të zhvillimit të biznesit.

Përhapja e të dhënave personale
Ne mund të transmetojmë herë pas here ose të përhapim të dhënat tuaja personale tek firmat tona partere ose tek palët e treta për ndonjë nga qëllimet e listuara më sipër, duke përfshirë agjencitë qeveritare dhe profesionale dhe palët e treta që kryejnë shërbime në emrin tonë, si psh, ofruesit e mbajtjes së faqes, ofruesit e shërbimeve IT, ofruesit e pagesave dhe ofruesit e menaxhimit të marrëdhënieve me klientët.

Kur u komunikojmë të dhënat tuaja personale palëve të treta që kryejnë shërbime në emrin tonë, ne sigurojmë që ofruesit e këtyre shërbimeve t'i përdorin të dhënat tuaja personale vetëm në përputhje me udhëzimet tona.

Ne gjithashtu mund t'ua transmetojmë të dhënat tuaja personale palëve të treta kur kjo kërkohet nga ligji, tek rregullatorët tanë, ose për qëllime ose në lidhje me ndonjë procedim ligjor, duke përfshirë me qëllim ngritjen, ushtrimin ose mbrojtjen e të drejtave tona ligjore.

Ne mund të ndajmë të dhënat personale me firmat tona partnere kur i kemi mbledhur ato në emër të tyre, kur ju na keni dërguar një kërkesë lidhur me to, kur për ta bërë këtë është e nevojshme për qëllime administrative ose të lidhura me sigurinë, ose për t'u mundësuar atyre të ofrojnë shërbime profesionale për klientët e tyre ose klientët e ardhshëm.

Ne nuk shesim dhe nuk japim me qira të dhënat tuaja personale.

Kohëzgjatja e përpunimit
Ne do t'i mbajmë të dhënat tuaja personale për periudhën më të gjatë të periudhave të mëposhtme: (i) për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin e të cilit është mbledhur; ii) çdo periudhë të mbajtjes që kërkohet nga ligji; iii) fundi i periudhës së përgjegjësisë në të cilën mund të lindin gjyqe ose hetime në lidhje me shërbimet tona.

Pasi të ketë skaduar periudha(t) e ruajtjes e zbatueshme, të dhënat personale do të fshihen ose anonimizohen.

Siguria e të dhënave
Ne sigurojmë që kryhen procedura teknike dhe organizative të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga humbja, keqpërdorimi, ndryshimi dhe shkatërrimi i paqëllimshëm. Kjo realizohet nëpërmjet përdorimit të sistemeve anti-virus, firewall, servera të sigurtë, programe të kriptimit të hard diskut, mbrojtjes së fjalëkalimeve, autentikimit me dy faktorë, zbulimit të ndërhyrjeve dhe anomalive si dhe nëpërmjet kontrolleve fizike.

Personeli ynë që ka qasje në të dhënat tuaja personale është trajnuar për të ruajtur konfidencialitetin e këtyre të dhënave. Atyre do t'u jepet qasje vetëm në të dhënat tuaja personale deri në atë masë sa ata kanë nevojë për këtë informacion për të kryer detyrat e tyre siç duhet. Personat që mund të konsultohen me të dhënat tuaja personale janë gjithashtu të lidhur me detyrime të rrepta konfidencialiteti.

Kushtet për të mbrojtur të dhënat në të paktën të njëjtin standard si ne janë kaskadë për të gjithë kontraktorët tanë, (nën) përpunuesit dhe furnizuesit. 

Monitorimi dhe testimi i rregullt i mbrojtjes sonë të sigurisë kryhet për t'u siguruar që ato të vazhdojnë të jenë efektive kundër kërcënimeve më të fundit.

Të dhënat e transmetuara përmes internetit nga ne dhe përmes kësaj faqeje internet mbrohen duke përdorur teknologjitë e kriptimit, megjithatë për asnjë transaksion të kryer përmes internetit nuk mund të garantohet siguria.

Të drejtat e subjektit të të dhënave
Ju mund të ushtroni një numër të drejtash në lidhje me të dhënat tuaja personale duke përfshirë:

-Qasja në të dhënat personale që mbajmë për ju.

-Duke na kërkuar të korrigjojmë ndonjë nga të dhënat tuaja personale që mbajmë, të cilat janë të pasakta.

-Duke kërkuar që të fshihen të dhënat tuaja personale.

-Tërheqja e pëlqimit për përpunimin tonë të të dhënave tuaja personale (kur ne përpunojmë të dhënat tuaja personale bazuar në pëlqimin).

-Vendosja e kufizimeve në përpunimin tonë të të dhënave tuaja personale.

-Duke kundërshtuar përpunimin tonë të të dhënave tuaja personale.

-Duke na kërkuar të transmetojmë të dhënat tuaja tek një kontrollues tjetër.

Ne do të trajtojmë ushtrimin nga ana juaj të të drejtave mbi të dhënat tuaja, në përputhje me kërkesat e ligjit të zbatueshëm të privatësisë. Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja të subjektit të të dhënave ose të keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë deklaratë ju lutemi bëjeni këtë duke përdorur një nga mënyrat e kontaktit që kemi dhënë në faqen e internetit ose ne Kushtet e Përdorimit.

Nëse jeni të pakënaqur me mënyrën se si i kemi trajtuar të dhënat tuaja personale dhe nuk jemi në gjendje të zgjidhim çështjen për ju, ju mund ta çoni çështjen tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Autoriteti Shqiptar i Mbrojtjes së të Dhënave). Detaje të mëtejshme mund të gjenden nëpërmjet faqes së tij të internetit në http://amp.gov.al/komisioneri-per-te-drejten-e-informimit-dhe-mbrojten-e-te-dhenave-personale/.

Fëmijët dhe faqja jonë e internetit
Toska Auditors e kupton rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë së fëmijëve, veçanërisht në një mjedis në rrjet. Faqet tona nuk janë të projektuara për fëmijët ose të drejtuara ndaj fëmijëve. Ne nuk mbledhim ose mbajmë informacion me vetëdije për askënd nën moshën 16 vjeç nëpërmjet faqes sonë internet. Nëse jeni nën 16 vjeç, ju duhet të merrni pëlqimin e një prindi ose kujdestari për të dërguar informacion nëpërmjet faqes sonë internet. Ju lutemi kërkojuni atyre të rishikojnë këtë informacion si dhe Kushtet e Përdorimit, para se të komunikoni me ne.

Biskotat
Lundrimi në faqen tonë të internetit do të rezultojë në vendosjen e biskotave në kompjuterin tuaj. Biskotat janë skedarë të vegjël teksti që vendosen në ordinatorin tuaj nga faqet e internetit që vizitoni dhe më shumë se një biskotë mund të vendoset ne ordinatorin tuaj gjatë një sesioni komunikimi.

Ndryshimet në këtë deklaratë të privatësisë
Kjo deklaratë e mbrojtjes së të dhënave personale është përditësuar për herë të fundit në Shtator 2024. Mund ta ndryshojmë herë pas here. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe dhe ne ju rekomandojmë të kontrolloni këtu rregullisht për t'u siguruar që të qëndroni në përputhje me aktivitetet tona të përpunimit të të dhënave.