Loading...

Zgjidhje për Kontabilitetin dhe Raportimin Financiar

Rritja e besimit në vendimet e kontabilitetit të marra nga drejtuesit e financave përmes njohurive proaktive, praktike dhe të orientuara nga biznesi. Krijojmë vlera, saktësi dhe besueshmëri në kohë për funksionin financiar. Paraprijmë kërkesa të reja të raportimit financiar.

Trajtojmë çështje komplekse të kontabilitetit dhe raportimit, të cilat mund të kenë një ndikim të thellë në mënyrën se si organizatat vlerësohen nga palët e interesuara, aksionarët, autoritetet, gjykatat, investitorët por sigurisht ndikojnë edhe në stabilitetin e tyre të përgjithshëm financiar.

Politika dhe procedura

Krijim, përmirësim dhe zhvillim i politikave dhe procedurave për të mbështetur krijimin dhe ruajtjen e vlerave në mënyrë efektive dhe efiçente. Nga vlerësimi i ndikimit të operacioneve në pasqyrat financiare tek ndryshimi i politikave kontabël, ne ndihmojmë zbatimin duke krijuar skema udhërrëfyese, white paper dhe zgjidhje kreative ligjore.

Implementim i standardeve kontabël

Shërbime që japin siguri, të cilat adresojnë rreziqet dhe përmirësojnë kapacitetet raportuese, si dhe ndihmojnë për arritjen dhe mbajtjen e pajtueshmërisë me kërkesat kontabël. Shërbime që mbështeten në kapacitete unike të krijuara në vitet të tëra të përvojës dhe zhvillimit profesional.

Mbikqyrje e Riorganizimeve të Veprimtarive

Riorganizimet shkaktojnë ndryshime në strukturën ose modelin operativ të një kompanie dhe vendosin kërkesa të reja në funksionin financiar. Këtu përfshihen transformimet dhe daljet publike, bashkimet dhe blerjet, ndarjet dhe shitjet, sipërmarrjet e reja të përbashkëta dhe ndryshimet e modelit të biznesit, etj. Kapacitetet dhe përvoja rregullatore që zotërojmë mund të ndihmojnë drejtuesit dhe ekipet e tyre financiare të realizojnë me sukses riorganizimet dhe të tejkalojnë pritshmëritë e palëve të interesuara.

Bashkime dhe Blerje

Krijojmë dhe vlerësojmë strategjinë e ekzekutimit dhe integrimit financiar, përcaktojmë hapat ligjore nga dita 1 deri në kompletimin e operacionit. Paraprijmë dhe identifikojmë sfidat dhe rreziqet.

Ndarje, Shitje dhe Transferime

Këto shërbime ndihmojnë administratorët dhe funksionet financiare të përmbushin me sukses operacione të kësaj natyre.

Transformime dhe modelim biznesi

Këto shërbime përfshijnë ndryshime të formës ligjore, ristrukturime, privatizime, krijim i njësive të reja. Përveç krijimit të strategjive mund të asistojmë me vlerësimin e impaktit financiar, hartime të pasqyrave financiare pro-forma si dhe gatishmëri për kontroll dhe auditim.