KUSHTET E PËRDORIMIT
Hyrje
Faleminderit që përdorni platformën elektronike të Toska Auditors dhe produktet, shërbimet dhe vetitë që ju vëmë në dispozicion si pjesë e platformës (së bashku, "Shërbimi").
Duke përdorur këtë faqe internet, përdoruesit bien dakord dhe pranojnë në tërësi të gjitha parashikimet në Kushtet e Përdorimit.
Shërbimi ynë
Ky shërbim është rreptësisht për përdorim personal. Çdo riprodhim ose paraqitje, tërësisht ose pjesërisht, për qëllime të tjera në çdo medium është i ndaluar. Mosrespektimi i këtij ndalimi përbën një shkelje për të cilën personi mund të mbahet përgjegjës sipas ligjit civil dhe penal.
Informacioni i disponueshëm në këtë faqe internet është jokontraktual dhe mund të ndryshohet pa paralajmërim. Në asnjë rrethanë informacioni që gjeni në këtë faqe internet nuk mund të konsiderohet si një konsultim ose këshillë e çfarëdo lloji. Toska Auditors në asnjë rrethanë nuk mund të mbahet përgjegjës për humbje të çfarëdo lloji në lidhje me përdorimin e faqes internet nga përdoruesi. Kjo faqe internet mund të përmbajë hallka me faqe internet të palëve të treta mbi të cilat Toska Auditors nuk ka asnjë kontroll. Toska Auditors nuk pranon asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve internet të tilla.
Shërbimi ju lejon të shfletoni dhe shikoni informacione dhe përmbajtje të tjera dhe vepron si një platformë publikimi e informacioneve, opinioneve apo përmbajtjeve origjinale.
Ofruesi i Shërbimit
Subjekti që ofron Shërbimin është Toska Auditors, një njësi që organizohet sipas ligjeve në Shqipëri, me numër unik regjistrimi L62207031A, me adresë Rruga Tish Dahia, Kompleksi Kika 2, Kulla 2, Nr. 33, Tirana 1060, Shqipëri (referuar si " Toska Auditors ", "ne" ose "jonë").
Referencat për "Partnerë" të Toska Auditors në këto terma ose në Deklaratën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale nënkuptojnë njësi të tjera që kanë kontratë për angazhime të përbashkëta me Toska Auditors. (tani ose në të ardhmen).
Kjo faqe internet mbahet dhe është publikuar nga Toska Auditors dhe përgjegjësi i publikimit të faqes është Z. Sokol Toska, drejtuesi ekzekutiv i Toska Auditors.
Email: webmaster@toska.al
Tel: +355 68 331 7751
Kushtet e zbatueshme
Përdorimi juaj i Shërbimit u nënshtrohet këtyre kushteve,
Deklaratës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Politikës për të Drejtën e Autorit, të cilat mund të përditësohen herë pas here (së bashku, kjo "Marrëveshje"). Çdo hallkë ose referencë tjetër e dhënë në këto dokumenta është vetëm për përdorim informativ dhe nuk është pjesë e Marrëveshjes.
Ju lutemi lexoni me kujdes këtë Marrëveshje dhe sigurohuni që ta kuptoni. Nëse nuk e kuptoni Marrëveshjen, ose nuk pranoni ndonjë pjesë të saj, atëherë nuk mund ta përdorni Shërbimin.
Kush mund të përdorë Shërbimin?
Kërkesat e moshës
Duhet të jeni të paktën 13 vjeç për të përdorur Shërbimin; megjithatë, fëmijët e të gjitha moshave mund të përdorin Shërbimin nëse mundësohet nga një prind ose kujdestar ligjor.
Leje nga prindi ose kujdestari
Nëse jeni nën 18 vjeç, ju presupozohet se keni lejen e prindit ose kujdestarit tuaj për të përdorur Shërbimin. Ju lutemi kërkojini atyre të lexojnë këtë Marrëveshje me ju.
Nëse jeni prind ose kujdestar ligjor i një përdoruesi nën moshën 18 vjeç, duke lejuar fëmijën tuaj të përdorë Shërbimin, ju jeni subjekt i kushteve të kësaj Marrëveshjeje dhe jeni përgjegjës për aktivitetin e fëmijës suaj në Shërbim.
Bizneset
Nëse jeni duke përdorur Shërbimin në emër të një kompanie ose organizate, ju pranoni se keni autoritetin për të vepruar në emër të atij subjekti dhe se një subjekt i tillë e pranon këtë Marrëveshje.
Përdorimi i Shërbimit prej jush
Përmbajtja e Shërbimit
Përmbajtja në Shërbim përfshin informacion të shkruar, video, audio, grafikë, foto, tekst (të tilla si komentet dhe skriptet), markën (përfshirë emrat tregtarë, markat tregtare, markat e shërbimit ose logot), vetitë ndërvepruese, algoritmin, matje të veprimeve dhe ndërveprimeve si dhe informacione të tjera, pavarësisht nëse ofrohen nga ju, Toska Auditors ose një palë e tretë (së bashku, "Përmbajtja").
Përmbajtja është përgjegjësi e personit ose subjektit që e ofron. Toska Auditors nuk është i detyruar të pranojë ose të shërbejë Përmbajtje. Nëse shihni ndonjë përmbajtje që besoni se nuk përputhet me këtë Marrëveshje, duke përfshirë shkeljen e Deklaratës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ose ligjit, mund ta raportoni atë tek ne.
Llogaritë e regjistruara
Ju mund të përdorni pjesë të Shërbimit, të tilla si shfletimi dhe kërkimi i Përmbajtjes, pa pasur një profil të regjistruar, megjithatë, për të përdorur disa veti të tjera të shërbimit ju duhet një profil i regjistruar. Me një profil të regjistruar, mund të jeni në gjendje të ngarkoni vërejtje mbi përmbajtje të ndryshme, të pajtoheni për marrje njoftimesh, të krijoni përmbajtje dhe më shumë.
Informacioni juaj
Deklarata për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shpjegon se si ne i trajtojmë të dhënat tuaja personale dhe mbrojmë privatësinë tuaj kur përdorni Shërbimin.
Vizitorët e faqe internets informohen se gjatë përdorimit të faqes mund të mblidhen të dhënat personale rreth tyre, kur plotësojnë formularët e futjes së të dhënave, veçanërisht kur kërkojnë të kontaktohen, bëjnë një ankesë ose abonohen në një njoftim.
Lejet dhe kufizimet
Ju jeni të lirë të qaseni dhe përdorni Shërbimin ashtu siç ju është vënë në dispozicion, për sa kohë që jeni në përputhje me këtë Marrëveshje dhe ligjet në fuqi. Ju mund të shikoni ose dëgjoni Përmbajtje për përdorimin tuaj personal, jotregtar.
Kufizimet e mëposhtme zbatohen për përdorimin tuaj të Shërbimit. Nuk ju lejohet të:
1. Qaseni, riprodhoni, shkarkoni, shpërndani, transferoni, transmetoni, shfaqni, shisni, licenconi, ndryshoni, modifikoni ose përdorni ndryshe çdo pjesë të Shërbimit ose të Përmbajtjes, përveç: (a) siç autorizohet shprehimisht nga Shërbimi; ose (b) me leje paraprake me shkrim nga Toska Auditors dhe, nëse është e aplikueshme, mbajtësit përkatës të të drejtave;
2. Anashkaloni, çaktivizoni, përfshiheni në mënyrë mashtruese ose ndërhyni në ndonjë pjesë të Shërbimit (ose përpiqeni të bëni ndonjë nga këto gjëra), duke përfshirë vetitë e sigurisë ose vetitë që (a) parandalojnë ose kufizojnë kopjimin ose përdorim tjetër të Përmbajtjes ose (b) kufizimin e përdorimit të Shërbimit ose Përmbajtjes;
3. Qaseni në Shërbim duke përdorur çdo mjet të automatizuar (si robotë, botnet ose skrapers) përveç (a) në rastin e motorëve të kërkimit publik, në përputhje me skedarin robots.txt të Toska Auditors; ose (b) me lejen paraprake me shkrim të Toska Auditors;
4. Mblidhni ose të merrni çdo informacion që mund të identifikojë një person (për shembull, emrat e përdoruesve ose fytyrat), përveç nëse lejohet nga ai person ose lejohet sipas seksionit (3) më sipër;
5. Përdorni Shërbimin për të shpërndarë përmbajtje të padëshiruara promovuese ose komerciale ose kërkesa të tjera të padëshiruara ose masive;
6. Keqpërdorni çdo proces raportimi, sinjalizimi, ankese, mosmarrëveshjeje ose apelimi, duke përfshirë paraqitjen e pabazë, të bezdisshme ose joserioze;
7. Përdorni Shërbimin për të parë ose dëgjuar Përmbajtje të ndryshme nga përdorimi personal, jokomercial (për shembull, nuk mund të shfaqni publikisht tekst te shkruar ose audio e video nga Shërbimi); ose
8. Përdorni Shërbimin për të (a) shitur çdo reklamë, sponsorizim ose promovim të vendosur në, përreth ose brenda Shërbimit ose Përmbajtjes; ose (b) shitur reklama, sponsorizime ose promovime në çfarëdo faqe të çdo faqe internet ose aplikacioni që përmban vetëm Përmbajtje nga Shërbimi ose ku Përmbajtja nga Shërbimi është baza kryesore për shitje të tilla (për shembull, shitja e reklamave në një faqe internet ku përmbajtjet nga Toska Auditors janë tërheqja kryesore për përdoruesit që vizitojnë faqen internet).
Rezervimi
Përdorimi i Shërbimit nuk ju jep pronësi ose të drejta për asnjë aspekt të Shërbimit, duke përfshirë emrat e përdoruesve ose ndonjë përmbajtje tjetër të postuar nga të tjerët ose Toska Auditors.
Zhvillimi, përmirësimi dhe përditësimi i shërbimit
Toska Auditors ndryshon dhe përmirëson vazhdimisht Shërbimin. Si pjesë e këtij zhvillimi të vazhdueshëm, ne mund të bëjmë ndryshime (në të gjithë ose një pjesë të Shërbimit) si shtimi ose heqja e vetive dhe aftësive, ofrimi i përmbajtjeve ose shërbimeve të reja numerike ose ndërprerja e të vjetrave. Mund të na duhet gjithashtu të ndryshojmë ose ndërpresim Shërbimin, ose ndonjë pjesë të tij, me qëllim që të bëjmë përmirësime të performancës ose sigurisë, të bëjmë ndryshime për të qenë në përputhje me ligjin ose të parandalojmë aktivitete të paligjshme ose abuzime me sistemet tona. Këto ndryshime mund të prekin të gjithë përdoruesit, disa përdorues apo edhe një përdorues individual. Nëse bëjmë ndryshime domethënëse që ndikojnë negativisht në përdorimin tuaj të Shërbimit, ne do t'ju ofrojmë një njoftim të arsyeshëm paraprak, përveç në situata urgjente si parandalimi i abuzimit, përgjigjja ndaj kërkesave ligjore ose adresimi i çështjeve të sigurisë dhe përdorimit. Ne do t'ju ofrojmë gjithashtu një mundësi për të eksportuar përmbajtjen tuaj nga llogaria juaj e regjistruar sipas ligjit dhe politikave në fuqi.
Përmbajtja dhe sjellja juaj
Ngarkimi i përmbajtjes
Nëse keni një llogari në Toska Auditors, mund të jeni në gjendje të ngarkoni Përmbajtje në Shërbim. Ju mund të përdorni Përmbajtjen tuaj për të promovuar biznesin ose ndërmarrjen tuaj artistike. Nëse zgjidhni të ngarkoni Përmbajtje, nuk duhet t'i paraqisni Shërbimit asnjë përmbajtje që nuk përputhet me këtë Marrëveshje ose ligjin. Për shembull, Përmbajtja që dorëzoni nuk duhet të përfshijë pronën intelektuale të palëve të treta (siç është materiali me të drejtë autori) përveç nëse keni leje nga ajo palë ose keni të drejtë ligjore ta bëni këtë. Ju jeni ligjërisht përgjegjës për përmbajtjen që ngarkoni në Shërbim. Ne mund të përdorim sisteme të automatizuara që analizojnë Përmbajtjen tuaj për të ndihmuar në zbulimin e shkeljeve dhe abuzimeve, të tilla si spam, malware dhe përmbajtje të paligjshme.
Të drejtat që ju jepni
Ju ruani të drejtat e pronësisë në Përmbajtjen tuaj. Megjithatë, ne kërkojmë që t'i jepni disa të drejta Toska Auditors dhe përdoruesve të tjerë të Shërbimit, siç përshkruhet më poshtë.
Licencë për Toska Auditors
Duke i ofruar Përmbajtje Shërbimit, ju i jepni Toska Auditors një licencë mbarëbotërore, joekskluzive, pa honorare, të nënlicensueshme dhe të transferueshme për të përdorur atë Përmbajtje (duke përfshirë riprodhimin, shpërndarjen, përgatitjen e veprave të prejardhura, shfaqjen dhe kryerjen e saj) në lidhje me Shërbimin dhe veprimtaritë e Toska Auditors (dhe të partnerëve të tij), duke përfshirë qëllimin e promovimit dhe rishpërndarjes së një pjese ose të gjithë Shërbimit.
Licencë për Përdorues të tjerë
Ju gjithashtu i jepni njëri-tjetrit përdorues të Shërbimit një licencë mbarëbotërore, jo-ekskluzive, pa honorare për të hyrë në Përmbajtjen tuaj nëpërmjet Shërbimit dhe për ta përdorur atë Përmbajtje, duke përfshirë riprodhimin, shpërndarjen, përgatitjen e veprave të prejardhura, shfaqjen dhe kryerjen e saj, vetëm siç mundësohet nga një veti e Shërbimit (siç është riprodhimi i përmbajtjes ose referimet). Për qartësi, kjo licencë nuk jep asnjë të drejtë ose leje për një përdorues që të përdorë Përmbajtjen tuaj në ndonjë formë të pavarur nga Shërbimi.
Kohëzgjatja e Licencës
Licencat e dhëna nga ju vazhdojnë për një periudhë kohe të arsyeshme komerciale pasi të keni hequr ose fshirë Përmbajtjen tuaj nga Shërbimi. Megjithatë, ju e kuptoni dhe pranoni që Toska Auditors mund të mbajë, por jo të shfaqë, shpërndajë ose përdorë kopje që gjendjen në server të përmbajtjes tuaj që është hequr ose fshirë.
E drejta për të fituar para
Ju i jepni Toska Auditors të drejtën për të fituar para nga Përmbajtja juaj në Shërbim (dhe një fitim i tillë parash mund të përfshijë shfaqjen e reklamave në ose brenda Përmbajtjes ose tarifimin e përdoruesve për akses). Kjo Marrëveshje nuk ju jep të drejtë për asnjë pagesë. Duke filluar nga data 1 Shtator 2024, çdo pagesë që mund të keni të drejtë të merrni nga Toska Auditors sipas çdo marrëveshjeje tjetër midis jush dhe Toska Auditors (përfshirë për shembull pagesat për anëtarësimet në shërbim) do të trajtohen si honorare. Nëse kërkohet me ligj, Toska Auditors do të mbajë taksat nga pagesa të tilla.
Heqja e përmbajtjes tuaj
Ju mund ta hiqni përmbajtjen tuaj nga Shërbimi në çdo kohë. Ju gjithashtu keni mundësinë për të bërë një kopje të Përmbajtjes suaj përpara se ta hiqni atë. Ju duhet të hiqni përmbajtjen tuaj nëse nuk keni më të drejtat e kërkuara nga këto kushte.
Heqja e përmbajtjes nga Toska Auditors
Nëse ndonjë nga Përmbajtja juaj (1) është në kundërshtim me këtë Marrëveshje ose (2) mund t'i shkaktojë dëm Toska Auditors, përdoruesve tanë ose palëve të treta, ne rezervojmë të drejtën të heqim ose asgjësojmë një ose të gjithë përmbajtjen e tillë sipas gjykimit tonë. Ne do t'ju njoftojmë me arsyen e veprimit tonë, përveç nëse besojmë në mënyrë të arsyeshme se për ta bërë këtë: (a) do të shkelnim ligjin ose udhëzimet e një autoriteti ligjor ose do të rrezikonte përndryshe përgjegjësi ligjore për Toska Auditors ose Partnerët tanë; (b) do të rrezikonte një hetim ose integritetin ose funksionimin e Shërbimit; ose (c) do të shkaktonte dëm për çdo përdorues, palë të tretë, Toska Auditors ose Partnerët tanë.
Mbrojtja e të drejtës së autorit
E gjithë përmbajtja e kësaj faqeje interneti është © Toska Auditors.
Pezullimi dhe mbyllja e llogarisë
Përfundimet nga Ju
Ju mund të ndaloni përdorimin e Shërbimit në çdo kohë. Gjithashtu mund të mbyllni llogarinë tuaj në Toska Auditors, e cila nënkupton edhe heqjen e të dhënave tuaja. Ju gjithashtu keni mundësinë që së pari të shkarkoni një kopje të të dhënave tuaja.
Përfundimet dhe pezullimet nga Toska Auditors
Toska Auditors rezervon të drejtën të pezullojë ose mbyllë llogarinë tuaj ose qasjen tuaj në të gjithë ose një pjesë të Shërbimit nëse (a) ju e shkelni në mënyrë domethënëse ose në mënyrë të përsëritur këtë Marrëveshje; (b) na kërkohet ta bëjmë këtë për të përmbushur një kërkesë ligjore ose një urdhër gjykate; ose (c) ne besojmë në mënyrë të arsyeshme se ka pasur sjellje që krijon (ose mund të krijojë) përgjegjësi ose dëm për çdo përdorues, palë të tretë, Toska Auditors ose Partnerëve tanë.
Njoftim për Ndërprerje ose Pezullim
Ne do t'ju njoftojmë për arsyen e përfundimit ose pezullimit nga Toska Auditors, përveç rastit kur besojmë në mënyrë të arsyeshme që ta bëjmë këtë: (a) do të shkelim ligjin ose udhëzimin e një autoriteti ligjzbatues; (b) do të komprometonte një hetim; (c) do të rrezikonte integritetin, funksionimin ose sigurinë e Shërbimit; ose (d) do të shkaktonte dëm për çdo përdorues, palë të treta, Toska Auditors ose bashkëpunëtorët tanë.
Efekti i pezullimit ose mbylljes së llogarisë
Nëse llogaria juaj mbyllet ose qasja juaj në shërbim është e kufizuar, ju mund të vazhdoni të përdorni disa aspekte të Shërbimit (si p.sh. vetëm shikimi) pa një llogari dhe kjo Marrëveshje do të vazhdojë të zbatohet për një përdorim të tillë. Nëse besoni se përfundimi ose pezullimi është bërë gabimisht, mund të apeloni duke na kontaktuar me postë elektronike.
Kushte të tjera ligjore
Mohim garancie
PERVEÇ SA SHPREHET NE KËTË MARRËVESHJE APO SIÇ KËRKOHET ME LIGJ, SHËRBIMI OFROHET “SIÇ ËSHTË” DHE TOSKA AUDITORS NUK NDËRMERR ASNJË ANGAZHIM DHE NUK JEP ASNJË GARANCI SPECIFIKE PËR SHËRBIMIN. PËR SHEMBULL, NE NUK JAPIM ASNJË GARANCI PËR: (A) PËRMBAJTJEN E OFRUAR NË SHËRBIM; (B) TIPARET SPECIFIKE TË SHËRBIMIT, OSE SAKTËSIA, BESUESHMËRIA, DISPONUESHMËRIA, OSE AFTËSIA PËR TË PLOTËSUAR NEVOJAT TUAJA; OSE (C) QË ÇDO PËRMBAJTJE QË NGARKONI DO TË JETË E ARRITSHME NË SHËRBIM.
Kufizimi i Përgjegjësisë
PËRVEÇ SIÇ KËRKOHET NGA LIGJET E ZBATUESHME, TOSKA AUDITORS, PARTNERËT E TIJ, ZYRTARËT, DREJTORËT, PUNONJËSIT DHE AGJENTËT NUK DO TË PËRGJIGJEN PËR ASNJË HUMBJE, HUMBJE TË FITIMEVE, TË TË ARDHURAVE, AKTIVITETIT TË BIZNESIT, EMRIT TË MIRË APO KURSIMEVE TË MËPARËSHME; HUMBJA OSE DËMTIMI I TË DHËNAVE; HUMBJE INDIREKTE APO TË LIDHURA; DËME NDËSHKIMORE TË SHKAKTUARA NGA:
1. GABIME, APO PASAKTËSI NË SHËRBIM;
2. LËNDIM PERSONAL OSE DËM PRONËSOR QË REZULTON NGA PËRDORIMI JUAJ I SHËRBIMIT;
3. ÇDO QASJE TË PAAUTORIZUARA OSE PËRDORIM TË SHËRBIMIT;
4. ÇDO NDËRPRERJE OSE PËRFUNDIM TË SHËRBIMIT;
5. NDONJË VIRUS APO KOD KEQDASHËS I TRANSMETUAR NË APO PREJ SHËRBIMIT NGA ÇDO PALË E TRETË;
6. ÇDO PËRMBAJTJE QË ËSHTË E DORËZUAR NGA NJË PËRDORËS APO TOSKA AUDITORS PËRFSHIRË PËRDORIMIN E PËRMBAJTJES TUAJ; DHE/OSE
7. HEQJA OSE MOSDISPONUESHMËRIA E ÇDO PËRMBAJTJE.
KJO DISPOZITË ZBATOHET PËR ÇDO KËRKESË, PAVARËSISHT NËSE KËRKESA ËSHTË BAZUAR NË GARANCI, KONTRATË, DETYRIMET APO NDONJË TEORI TJETËR JURIDIKE.
Dëmshpërblimi
Në masën e lejuar nga ligji në fuqi, ju pranoni të mbroni, zhdëmtoni dhe mbani të parrezikuar Toska Auditors, bashkëpunëtorët, oficerët, drejtorët, punonjësit dhe agjentët e tij, nga dhe kundër çdo pretendimi, dëmi, detyrimi, humbjeje, kostoje ose borxhi, dhe shpenzimet (duke përfshirë, por pa u kufizuar në tarifat e avokatit) që rrjedhin nga: (i) përdorimi dhe qasja juaj e Shërbimit; (ii) shkeljen nga ana juaj e çdo kushti të kësaj Marrëveshjeje; (iii) shkeljen nga ana juaj e çdo të drejte të palës së tretë, duke përfshirë pa kufizim çdo të drejtë autori, pronësie ose privatësie; ose (iv) çdo pretendim që Përmbajtja juaj i ka shkaktuar dëm një pale të tretë. Ky detyrim i mbrojtjes dhe dëmshpërblimit do të vlejë pavarësisht kësaj Marrëveshjeje dhe përdorimit tuaj të Shërbimit.
Hallka të palëve të treta
Shërbimi mund të përmbajë halka me faqet internet të palëve të treta dhe shërbime në internet që nuk janë në pronësi ose të kontrolluara nga Toska Auditors. Toska Auditors nuk ka asnjë kontroll dhe nuk merr përgjegjësi për faqet e tilla internet dhe shërbime në internet. Kini kujdes kur largoheni nga Shërbimi; ne ju sugjerojmë të lexoni kushtet dhe politikën e privatësisë së çdo faqe internet dhe shërbimi online të palëve të treta që vizitoni.
Rreth kësaj Marrëveshjeje
Ndryshimi i kësaj Marrëveshjeje
Ne mund ta ndryshojmë këtë Marrëveshje, për shembull, (1) për të pasqyruar ndryshimet në Shërbimin tonë ose mënyrën se si ne bëjmë biznes - për shembull, kur shtojmë produkte ose veti të reja ose heqim të vjetrat, (2) për arsye ligjore, rregullatore ose sigurie, ose (3) për të parandaluar abuzimin ose dëmtimin.
Nëse e ndryshojmë materialisht këtë Marrëveshje, do t'ju ofrojmë një njoftim të arsyeshëm paraprak dhe mundësinë për të rishikuar ndryshimet, përveç (1) kur nxjerrim një produkt ose veti të re, ose (2) në situata urgjente, si parandalimi i abuzimit të vazhdueshëm ose duke iu përgjigjur kërkesave ligjore. Nëse nuk jeni dakord me kushtet e reja, duhet të hiqni çdo Përmbajtje që keni ngarkuar dhe të ndaloni përdorimin e Shërbimit.
Vazhdimi i kësaj Marrëveshjeje
Nëse përdorimi juaj i Shërbimit përfundon, kushtet e mëposhtme të kësaj Marrëveshjeje do të vazhdojnë të zbatohen për ju: "Kushte të tjera ligjore", "Rreth kësaj marrëveshjeje" dhe licencat e dhëna nga ju do të vazhdojnë siç përshkruhet në "Kohëzgjatja e Licencës".
Ndikimi i Pavarur i Dispiozitave të Kontratës
Nëse rezulton se një kusht i caktuar i kësaj Marrëveshjeje nuk është i zbatueshëm për ndonjë arsye, kjo nuk do të ndikojë në asnjë kusht tjetër.
Asnjë heqje dorë
Nëse nuk respektoni këtë Marrëveshje dhe ne nuk ndërmarrim veprime të menjëhershme, kjo nuk do të thotë se ne po heqim dorë nga të drejtat që mund të kemi (siç është e drejta për të ndërmarrë veprime në të ardhmen).
Interpretimi
Në këto terma, "përfshi" ose "përfshirë" do të thotë "duke përfshirë, por pa u kufizuar në" dhe çdo shembull që japim është për qëllime ilustruese.
Ligji qeverisës
Të gjitha pretendimet që lindin ose lidhen me këto kushte ose Shërbimi do të rregullohen nga ligjet e Shqipërisë. Ju dhe Toska Auditors pranoni juridiksionin në ato gjykata që i parashikon ligji.
Kufizimi i veprimit juridik
JU DHE TOSKA AUDITORS PRANONI QË ÇDO SHKAK VEPRIMI I RRJEDHUR NGA OSE I LIDHUR ME SHËRBIMET DUHET TË PËRDORET BRENDA NJË (1) VITI PAS NDODHISË SË SHKAKUT TË VEPRIMIT. PERNDRYSHE, ÇDO SHKAK I TILLË VEPRIMI PARASHKRUHET PËRFUNDIMISHT.